Kush shpallet lojtar i turneut, nuk e fiton edhe “Topin e Artë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2018 | 14:50

Kush shpallet lojtar i turneut, nuk e fiton edhe “Topin e Artë”

Çdo yll i Kupës së Botës në Rusi që shpreson të rrëmbejë çmimin e “Topit të Artë” të Botërorit dhe trofeut të “Topit të Artë” që jep “France Football” duhet t’i hedhë një sy historisë më parë. Kroati Luka Modriç dhe talenti i Francës Kilië Mbape janë favoritët për të rrëmbyer çmimin e lojtarit më të mirë të turneut në finalen e së dielës.

modric

Por shkëlqimi në ditën e finales nuk është se të sjell shumë fat për çmimin e “Topit të Artë” që akordon revista franceze. Sepse Paolo Rosi mbetet i vetmi futbollist që i ka fituar të dyja çmimet në të njëjtin vit, që kur “Topi i Artë” u prezantua për herë të parë në vitin 1982. Ish-sulmuesi i Juventusit i fitoi të dy “Topat”, por edhe “Këpucën e Artë” në Spanjë, pasi shënoi gjashtë gola duke i dhuruar Italisë titullin e tretë kampione bote.

paolo rossi

Më vonë gjatë atij viti, ai fitoi edhe “Topin e Artë” të “France Football” dhe ky ishte një rezultat historik, duke qenë se Rosi ishte një futbollist që u përfshi në mënyrë surprizë në listën e kombëtares së Enzo Bearzotit, pasi i mungonte gjendja fizike, sepse vinte pas zbutjes së vendimit për ta pezulluar me dy vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"