“Kush nuk do rritje rroge”, Musta: Demrozi është presidenti që duhet në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 19:14

“Kush nuk do rritje rroge”, Musta: Demrozi është presidenti që duhet në Shqipëri

Fitorja ndaj Erzenit, e çon Egnatian direkt në Ligën e Konferencë. Pas ndeshjes, Emiljano Musta u shpreh i lumtur për fitoren, duke qenë i bindur se skuadra mund të bëjë më mirë teksa nuk i ndal elozhet për presidentin Demrozi.

musta

“Jam shumë i lumtur, më shumë për 3 pikët sesa golin. Arritja e Europës është fantastike pasi kemi punuar gjithë vitin dhe e arritëm me sukses. Futbolli është konkurrent dhe duhet të pranojmë edhe stolin. Kur nuk e humb ritmin, fusha është aty. Fusha e lojës tregon kush e meriton fanellën e titullarit dhe unë jam lojtar që jap maksimumin dhe besoj se e meritoj.

E ardhmja? Kam edhe një sezon kontratë. Rritje rroge? Kush nuk do rritje rroge. Presidenti Demrozi është nga më të mirët dhe është frymë që duhet në Shqipëri. Po bën një punë të shkëlqyer, na mbështet në çdo moment. Egnatia është një realitet mjaft i bukur. Unë Malota dhe Sherri kemi qenë të parët që kemi besuar në këtë projekt dhe shumë ishin skeptik. Koha na dha të drejtë. Kemi bërë një punë dhe arritje mjaft të madhe”, tha Musta për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"