“Kush na mund ne, bën para”, Edi Martini krenohet me Sherifin që e eliminoi në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 23:36

“Kush na mund ne, bën para”, Edi Martini krenohet me Sherifin që e eliminoi në Champions

Fitorja e Sherif Tiraspol përballë Real Madrid bën krenar… Edi Martinin. Trajneri i Teutës, pak minuta pasi u mbyll ndeshja mes ekipit moldav dhe Real Madrid, i kushtoi kësaj sfide një postim në rrjetet sociale.

Martini

“Nuk e kam thënë, por po e them, vetëm kush na mund neve mund të eci përpara”, shkruante Martini në postimin e tij që shoqërohej me foton e rezultatit të sfidës së ndeshjes në “Santiago Bernabeu”.

martini

Martini i referohej faktit se Sherif Tiraspol ishte skuadra e cila eliminoi Teutën që në turin e parë të Ligës së Kampioneve në këtë edicion. Ekipi moldav triumfoi 4-0 në ndeshjen e parë në Shqipëri dhe më pas 1-0 në të dytën. Skuadra në fjalë kaloi çdo tur derisa arriti në grupet e Ligës së Kampioneve ku përtej çdo parashikimi, ka marrë 6 pikë pas dy ndeshjesh, duke arritur kulmin me një fitore ndaj Realit e cila padyshim do të hyjë në historinë e ekipit debutues në këtë turne.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"