Kush ia dha lajmin tragjik prindërve të Astorit, e kaluan natën në hotelin ku ju vdiq djali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2018 | 19:10

Kush ia dha lajmin tragjik prindërve të Astorit, e kaluan natën në hotelin ku ju vdiq djali

Partnerja e Davide Astori, Francesca Fioretti, ishte nisur menjëherë nga Firence pas lajmit tragjik të vdekjes së të shoqit, direkt në morgun e Udines ku mbërriti pasditen e vonë të së dielës.

Davide-Astori-1

Ajo u pa e uklur në ndenjësen e pasme të një furgoni, krejt e përhumbur dhe me sytë e fryrë nga lotët.

Francesca qëndroi me Daviden në morg dhe familjen e tij për më shumë se një orë. Pastaj ajo u nis për në Firence.

Prindërit dhe vëllezërit e kapitenit qëndruan, shoqëruar nga policia që i coi në hotel Di Moret, pranë Udine, ku vdiq Astori.

Anëtarët e familjes do të jenë ende në Udine për t’u marrë me detajet e fundit pas autopsisë dhe marrjes së trupit.

Anëtarët e familjes së Astorit, e kaluan natën te dielen në hotelin Di Moret, në të njëjtin ku flinte Davide natën që vdiq, në dhomën 118.

Prindërit kishin arritur dje në mëngjes në Udine, pasi lajmin tragjik të vdekjes së djalit e morën pasi u kontaktuan me telefon nga drejtuesit e Fiorentinës që ishin në Udine në hotel me ekipin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"