Kush është Alban Jusufi, shqiptari i dënuar me 5 vite që vendosi shuma të mëdha bastesh për kartonin e Xhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 15:54

Kush është Alban Jusufi, shqiptari i dënuar me 5 vite që vendosi shuma të mëdha bastesh për kartonin e Xhakës

Agjencia Kombëtare e Krimit është duke shqyrtuar pretendimet se Alban Jusufit, një ish-futbollist shqiptaro-suedez, i pezulluar me 5 vite nga gjykatat suedeze në vitin 2017 për trukime, kishte hedhur shuma të mëdha bastesh se Granit Xhaka do të ndëshkohej në ndeshjen kundër Lidsit më 18 dhjetor.

90671_med_alban_jusufi

41-vjeçari, i cili ka luajtur edhe për klubin e Vllaznisë gjatë karrierës së tij, u shpall fajtor se i kishte dhënë një ryshfet prej 150 mijë paundësh portierit të AIK, Qiriakos Stamatopullos, që ai të luante keq në derbin kundër IFK Gotenburgut në vitin 2017.

Federata Suedeze e Futbollit e shtyu ndeshjen pas raportimit se do të trukohej. Ndërsa një hetim i gjerë solli shpalljen e tij fajtor dhe pezullimin me 5 vite nga futbolli 5 vite më parë.

GRANIT-XHAKA-MAFIA-SHQIPTARE-HETIMI_frame_1308

Jusufi, i cili ka lindur në Angelholm të Suedisë ishte një sulmues, i cili karrierën e nisi pikërisht për klubin e vendlindjes, Angelholm (2001-03). Gjatë karrierës së tij ai veshi edhe fanellën e Vllaznisë (2007-09), por luajti vetëm 8 ndeshje me kuqeblutë dhe shënoi vetëm një gol. Ai e mbylli karrierën në vitin 2013 te IFK Rosjoholm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"