Kurtua: Nuk ka asnjë dakordësi me Navasin për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2018 | 15:12

Kurtua: Nuk ka asnjë dakordësi me Navasin për…

Portieri i Reali te Madridit, Tibo Kurtua duket se nuk i ka mirë marrëdhëniet me portierin tjetër të Realit të Madridit, Kejlor Navas. Portieri belg ka dhënë një intervistë për portalin belg, HNL ku ka thënë se:

kurtua

“Nuk ka asgjë, për të cilën kemi rënë dakord. Nuk ka sistem rrotacioni. Është zgjedhja e trajnerit, se cili luan dhe cili jo. Bëj çmos për t’u trajnuar maksimalisht dhe treguar se jam gati të jem në vijën e bardhë të portës. Edhe Navas bën të njëjtën gjë. Për trajnerin është një situatë luksoze. Konkurrenca është e shëndetshme, nuk ka problem”.

 keilor navas

Ndërsa kur u pyet për zgjedhjen e Lopeteguit në ndeshjen ndaj Romës në Champions ai tha: “Ishte një zgjedhje e trajnerit për të aktivizuar Keylor Navas”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"