Kurtua kritikon lojën e Getafes: Ata përpiqen t’ju çorientojnë me faulla dhe ankesa tek arbitri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 14:24

Kurtua kritikon lojën e Getafes: Ata përpiqen t’ju çorientojnë me faulla dhe ankesa tek arbitri

Stili i lojës së Getafes mund të jetë efektiv, por nuk pëlqehet nga shumë skuadra dhe lojtarë. Shumë trajnerë dhe futbollista e kanë kritikuar mënyrën e lojës së ekipit spanjoll.

kurtuaaaaa

Tibo Kurtua është lojtari i rradhës që ka kritikuar mënyrën dhe stilin e lojës së Getafes. Portieri i Real Madrid foli pas fitores minimale të ekipit të tij dje 1-0 pikërisht ndaj Getafes. “Gjëja më e rëndësishme kur luan ndaj Getafes është të mos e lejosh veten të influencohesh nga mënyra e tyre e të luajturit futboll, me topa të gjatë, faulla të vazhdueshëm e të fortë dhe ankesa tek arbitri”, tha Kortua për “Movistar” pas ndeshjes.

“Ata përpiqen t’ju çorientojnë, por ti duhet të kesh mendjen e kthjellët dhe të ndjekësh strategjinë tënde”, përfundoi Kurtua.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"