Kurtua kërcënon Oblak, trofeu “Zamora” drejt duarve të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 11:00

Kurtua kërcënon Oblak, trofeu “Zamora” drejt duarve të tij

Tibo Kurtua u largua nga Atletiko e Madridit drejt Çelsit në vitin 2014 me dy trofe “Zamora” në valixhen e tij. Ndërsa këtë sezon, ai po lufton për trofeun e portierit më të mirë me Jan Oblak. Trofeu “Zamora” i jepet portierit që e ka ruajtur portën më shumë ndeshje të paprekur prej një minimumi 28 javësh, gjatë të cilave ai duhet të ketë qenë në fushë për të paktën një orë. 

maxresdefault (1)

Pas rikthimit të Kurtuasë në Spanjë sezonin e shkuar, belgu vuajti të rigjente formën e tij dhe pësoi 36 gola në 27 ndeshje. Por shifrat e ish-portierit të Çelsit janë përmirësuar shumë këtë sezon. Ai është një nga pikat më të forta të mbrojtjes së Realit të Madridit dhe tani i kërcënon seriozisht çmimin individual portierit të Atletikos së Madridit, i cili e ka fituar trofeun e portierit më të mirë në La Liga në katër sezonet e fundit.

kurtua

TRE GOLA NË 12 NDESHJE

27-vjeçari e ka nxjerrë topin nga rrjeta e tij nëntë herë në 16 ndeshjet e La Ligës gjatë sezonit 2019-2020, por gjashtë prej këtyre golave i ka pësuar në katër ndeshjet e tij të para në kampionat. Që do të thotë se Kurtua ka pësuar vetëm tre gola në 12 takimet e fundit. Mesatarisht ai pëson gjysmë goli çdo ndeshje (0.56), ndërsa rivali i tij slloven pëson 0.63 gola për ndeshje: ka pësuar dymbëdhjetë gola në 19 sfidat e deritanishme.

Një nga pikat më të dobëta të Realit një vit më parë ishte mbrojtja. Zidan e ka korrigjuar këtë problem këtë sezon, falë edhe formës që po kalon belgu. Tashmë, të gjithë ata që ngritën supet për rikthimin e tij në Madrid, kanë nisur t’i tërheqin mbrapsht fjalët e tyre. Porta madrilene është sërish e sigurt dhe kyçin e mban ai, Tibo Kurtua.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"