Kurtua: E fika televizorin sepse s’doja t’i shihja francezët duke festuar, shokët më dhanë lajmin e madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 13:02

Kurtua: E fika televizorin sepse s’doja t’i shihja francezët duke festuar, shokët më dhanë lajmin e madh

Tibo Kurtua u zgjodh portieri më i mirë i Kupës së Botës, por gardiani belg ende nuk e ka harruar humbjen ndaj Francës në gjysmëfinale. Në një prononcim për mediat, Kurtua tregon se e ka fikur televizorin në minutën e 94-t dhe nuk dëshironte t’i shikonte francezët duke festuar.

telemmglpict000169486447-xlarge-trans-nvbqzqnjv4bqdekusucekq9vs5xntyk1pfeilzld9keyzvpi2y2onxy_1531731993-3497798

“E kam shikuar finalen, por e kam fikur TV-në në minutën e 94’. Nuk doja që ta shikoja Francën duke festuar fitoren e tyre. Shokët e mi më treguan se Modriç e ka fituar titullin e lojtarit më të mirë, dhe pastaj do të zbulohej portieri më i mirë gjatë këtij Botërori. Shokët e mi më thanë se jam unë, menjëherë e ndeza TV-në.

kurtua

Ishte një nder i madh për mua, jam shumë i lumtur që kam bërë shumë pritje për ta ndihmuar skuadrën time. Por nuk ishte më e rëndësishmja, sepse dëshiroja që të shkoja sa më larg që të jetë e mundur”, tha Kurtua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"