“Kurrë skuadrat e Dajës kaq dobët në pjesën e dytë”, Nevil Dede “shigjeton” nga studio 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 22:49

“Kurrë skuadrat e Dajës kaq dobët në pjesën e dytë”, Nevil Dede “shigjeton” nga studio 

Për të kuptuar diferencën mes dy pjesëve të lojës mes Skënderbeut dhe Tiranës, mjafton të shohësh me detaje qëndrimin e Nevil Dedes, ish-mbrojtësit të shquar të bardhebluve. Natyrisht, ai i njohu meritat Tiranës për përmbysjen e madhe, por gjtihsesi ka mbetur i befasuar nga rënia e Skënderbeut në të dytën.

Dede-Daja

“Nuk kam parë kurrë një skuadër të Ilir Dajës që të ndryshojë kaq shumë nga pjesa e parë në të dytën”, ishte ngacmimi i tij pikërisht për trajnerin e Skënderbeut në “Gol pas Goli”. Natyrisht, Daja dha një përgjigje shteruese dhe korrekte, sepse arsyet janë shumë: mbilodhja në ndeshjen me Bylisin, mungesat e shumta nga dëmtimet, improvizimi në krahun e djathtë dhe më pas shumë djem të rinj në fushë që nuk kanë eksperiencën e duhur.

“Neve sot ishim me çerekun e ekipit. Luajtëm të enjte 90 minuta raskapitëse. Nuk kishim 6-7 lojtarë. Mungesë e rëndësishme ishte Bregu. Pjesa e dytë do kishte rënie natyrshëm. Luajtën futbollistë të rinj, që kanë minutazh të plotë në këmbët e tyre. Nëse do të kishim alternativa të tjera, do kishim tjetër freski në pjesën e dytë. E thashë që ne vijmë nga ndeshja me Bylisin që kemi shpenzuar shumë energji. Po të shikoni golin e parë të Tiranës, ishte një mosmbulim i mirë i Dumfur që nuk është mbrojtës por është arnim.

Nuk mund të përballonim dot një ekip që kishte gjithë javën për të përgatitur ndeshjen dhe ka një kontingjent shumë më të madh se ne.Imagjino se çfarë mund të bëj unë këtu kur fillojmë dhe arnojmë, sigurisht që Tirana ka formacion të stabilizuar. Kur mua më mungojnë gjitha këto dhe kur mbrojtës të djathtë ve një mesfushor qendre. Nuk kam shkopin magjik, sigurisht që do të prishen ekuilibrat. Nuk janë gjithë pikat kryesore të ekipit në dispozicion. Futen në fushë sepse kaq është kontigjenti. Natyrshëm që do të jenë të pranishme këto luahtje”, tha Daja.

Por Nevil Dede nuk e la me kaq, ai ngacmoi edhe Emanuel Egbo, të cilit gjithashtu i vuri në dukje transformimin befasues të Skënderbeut në pjesën e dytë. “Egbo, a e prisnit që Skënderbeu të ndryshonte aq shumë në pjesën e dytë?”, ishte pyetja e ish-kapitenit bardheblu. Egbo fillimisht rregulloi zërin, ndryshoi injtonacionin e zërit, mori një pamje serioze dhe u përgjgj me diplomaci: “Ndoshta kanë menduar të mbrojnë rezultatin. Në fazën e sulmit kemi lojtarë shumë të mirë. Na u dha mundësia të qarkullonim topin pastaj të krijonim raste dhe të shënojmë”, deklaroi trajneri i Tiranës Emanuel Egbo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"