Kurioziteti/ Juventus, 92% fitore me dyshen Higuain-Dibala

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 22:42

Kurioziteti/ Juventus, 92% fitore me dyshen Higuain-Dibala

Nuk duhet shkuar shumë prapa për t’i parë me fytyrat e varura dhe sytë që reflektojnë një të ardhme të pasigurt. Më pas merkatoja mori drejtime të tjera, të kushtëzuara edhe nga vetë lojtarët që dëshironin të qëndronin.

Dibala-Higuain

Dhe Mauricio Sarri tani falënderon, sepse Gonzalo Higuain duket se është rikthyer goleadori i dikurshëm. Ndërsa Paulo Dibala po shndërrohet çdo ditë e më shumë pjesë kyçe e Juventusit “të tij”. Tani, me radhë, po formojnë dyshen në sulm me Kristiano Ronaldon, por trajneri e di që ekziston mundësia edhe për t’i parë të dy së bashku për një sulm “atomik”.

DYSHE FITUESE – Tentativë e bërë edhe në ndeshjen më delikate, atë të “San Siros” kundër Interit. Vetëm dhjetë minuta, sepse më pas Interi nisi të shtynte dhe inercia ndryshoi.

Megjithatë, mjaftoi që tifozët të nisnin të ëndërronin. Që Dibala dhe Higuain mposhtën Interin është kronikë, që kur të dy shënojnë Juvja fiton gjithmonë është histori: po, ka ndodhur në 13 ndeshje dhe bardhezinjtë kanë fituar plot 12 (mesatarisht 92%).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"