KURIOZITETI/ Asnjë italian, Atalanta një makineri golash… kolumbiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 19:34

KURIOZITETI/ Asnjë italian, Atalanta një makineri golash… kolumbiane

Atalanta iu afrua kuotës 100, i shkoi vërtet shumë pranë këtë herë: “makineria e golave” e Xhan Piero Gasperinit u ndal në 98. Shifra rekord që nuk shikoheshin prej 70 vitesh në Serinë A dhe ka një kuriozitet që lë disi një shije të hidhur në gojë, edhe për tifozët e skuadrës së Bergamos: asnjë gol (përfshi autogolat, 2) nuk është shënuar nga një lojtar italian.

atalanta

Kjo po që është një risi në absolut për kampionatin italian: asnjë skuadër më parë nuk e kishte përfunduar kampionatin pa një golashënues me ngjyra “axurre”. Edhe për “faj” të Mazielos deri në janar e më pas të Kaldarës, dy italianët e vetëm në skuadër me përjashtim të portierëve, që nuk kanë arritur të festojnë këtë sezon një gol personal.

KUSH SHËNON MË SHUMË – Atalanta, pra, mund të konsiderohet “xhevahiri” i futbollit italian pa italianë.

Kjo statistikë bën të mendohet akoma më shumë se çfarë modeli ka ndjekur klubi zikaltër gjatë viteve të fundit: 36 nga 98 golat janë shënuar nga futbollistë me origjinë kolumbiane me dyshen Duvan Zapata-Luis Muriel, që kanë ndarë këtë kuotë duke realizuar nga 18 gola për kokë. Më pas 15 mbajnë firmën sllovene me Josip Iliçiç, ndërsa Robin Gosens (gjysmë gjerman dhe gjysmë holandez) dhe Marten de Ron kanë ngjitur Holandën në kuotën 11.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"