Kuriozitetet e Superiores / Fillon të ndjehet largimi i 70 golave, trajnerët “bëjnë ligjin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 21:36

Kuriozitetet e Superiores / Fillon të ndjehet largimi i 70 golave, trajnerët “bëjnë ligjin”

-Në dy javët e para, klubet e Kategorisë Superiore kanë treguar se diferencat mes ekipeve që garojnë për titullin kampion dhe atyre për mbijetesë nuk ka shumë diferenca. Laçi ka mposhtur Partizanin, ndërsa Kamzës i ka marrë barazim Skënderbeu dhe Teuta kryeson me pikë të plota.

teuta

-Golat në këtë start të Superiores kanë qenë me pikatore. Në javën e parë janë shënuar 10 në pesë ndeshjet e luajtura, ndërsa në javën e dytë janë realizuar vetëm 8. Me sa duket, largimi i sulmuesve si Pejiç, Ekuban, Emini dhe Salihi ka ulur cilësinë në finalizimin e aksioneve.

cani shameti

-Sulmuesit e afruar me shumë bujë, si Çani te Partizani, Alijev te Kukësi, Atsina dhe Ribaj te Vllaznia, Raçiç te Kamza, Soue e Nespor te Skënderbeu, ende nuk e kanë gjetur ende rrugën e rrjetës. Ndërkohë që janë larguar katër sulmuesit kryesorë të sezonit të shkuar, që në total kishin shënuar së bashku rreth 70 gola.

-Problemi i stadiumeve vazhdon të jetë prezent edhe këtë sezon. Tirana dhe Partizani janë detyruar që të luajnë në të njëjtin impiant. Njëra skuadër luan të shtunën dhe tjetra të hënën. Flamurtari u transferua javën e shkuar në Ballsh, ndërsa Lushnja në “Loni Papuçiu” të Fierit. Kukësi vazhdon të ketë probleme me cilësinë e fushës.

lushnja vllaznia

-Autoriteti i trajnerëve në këtë fillim kampionati është forcuar ndjeshëm. Mark Iuliano i Partizanit vendosi të pezullonte kapitenin Hoxha për thyerje të disiplinës, duke e lënë jashtë dy ndeshje. Gjithashtu, trajneri Daja i Skënderbeut ka marrë vendim për të larguar sulmuesin Sebino Plaku duke pranuar ta lërë të largohet drejt Kamzës.

-“Sëmundja” e vjetër e klubeve që ankohen për gjykimet ka nisur që në javën e dytë të kampionatit. Skënderbeu ishte klubi i parë, pasi trajneri Daja foli me rezerva për gjykimin në ndeshjen e luajtur ndaj Kamzës, që përfundoi në shifrat 1-1.

ARMAND HALILI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"