“Kurioz për kuqezinjtë e Milanit”, De Biazi: Unë vë bast për Pobegën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 21:49

“Kurioz për kuqezinjtë e Milanit”, De Biazi: Unë vë bast për Pobegën

Xhani de Biazi ka marrë përsipër të bëjë një analizë të thellë të Milanit, me të mirat e të këqijat e kuqezinjve. Gjithçka, në një intervistë për televizionin tematik të kampionëve të Italisë.

de biazi

A do të jetë Milani skuadra për t’u mundur?

Po dhe jo. Vitin e kaluar ai fitoi duke luajtur me cilësi të madhe dhe duke ruajtur qëndrueshmërinë e ideve të tij. Diferenca u bë në momentet vendimtare ku kuqezinjtë nuk u shpërqendruan. Interi, nga ana e tij, e ndërlikoi situatën e vete në një periudhë të caktuar të vitit duke i lejuar rikthimin Milanit.

Si ka ndryshuar Pioli në krahasim me të kaluarën?

Vjet bëri diçka të jashtëzakonshme dhe më vjen mirë për të. Sot ka ende njerëz që mendojnë se mbase duhen mjeshtra për të fituar, ndërkohë që mjafton t’i besohet e t’i jepet kohë një profesionisti, të cilit duhet t’i vihet në dispozicion skuadra e duhur. Pioli ka qenë i mrekullueshëm në punën e tij.

A e ndryshon titulli fizionominë e një ekipi kampion? Jam vërtet kurioz për kuqezinjtë. Duhet kuptuar se sa kanë ruajtur që nga sezoni i kaluar. Në këtë fazë, Milani do të duhet të fokusohet sa më shumë te kampionati sa edhe te Champions-i për të përmirësuar gjithçka. Skuadra duhet të jetë në gjendje t’i interpretojë të dy turnetë me personalitet.

De Ketelare, Origi e Adli duhet të përshtaten. Sa e vështirë është për ata?

Më shumë se në të kaluarën. Lojtarët nuk janë makina dhe nuk kanë automatizma, kështu që përfshirja e tyre duhet të shihet me kujdes. Mentaliteti nga jashtë është i ndryshëm nga italiani, por Seria A është kthyer në një kampionat ku është më e lehtë të shprehesh. Nëse te Milani kanë pritur kaq gjatë për De Ketelarën, diçka duhet të thotë apo jo…

A mund të jetë Zhiru ai bomber që mungon prej kohës së Inzagit?

Ai është një futbollist me status ndërkombëtar. Edhe pse nuk është shumë i ri, ka një entuziazëm për t’u pasur zili, luan për ekipin dhe shënon gola të rëndë. Pa harruar Zlatan Ibrahimoviçin, i cili jep një ndihmë të pabesueshme brenda dhe jashtë fushës.

Pobega do të dijë të imitojë ecurinë e Tonalit?

Më pëlqen shumë ai djalë. Ka cilësi të rëndësishme, di të ndërtojë, të gjuajë dhe të përfitojë nga sulmet në hapësira. Nuk e di se sa kohë do të duhet, por nëse ai luan siç di, mund t’i japë Milanit një ndihmë të madhe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"