Kurbinasit thyejnë “mitin” e fushës, Laçi shndërrohet në ekip transfertash

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2017 | 17:46

Kurbinasit thyejnë “mitin” e fushës, Laçi shndërrohet në ekip transfertash

Një fitore në Laç ka qenë mision i pamundur për shumë skuadra. Megjithatë, ky sezon po tregon krejt të kundërtën sa i përket ecurisë së skuadrës kurbinase që drejtohet nga Gentjan Mezani. Nga pesë fitore që ka në total Laçi, tri herë ka marrë pikët e plota në transfertë, ndërsa vetëm në dy raste ka mundur të triumfojë në shtëpi.

laci

Në takimet jashtë fushe ka mundur skuadra si Partizani, Lushnja dhe së fundmi Vllazninë. Madje me dy të parat ka fituar bindshëm, 0-2 dhe 0-3. Gjatë këtij sezoni Laçi numëron tri humbje në fushën e vetë, pikërisht ndaj Luftëtarit, Kamzës dhe Kukësit, të gjitha nga 0-1. Te bardhezinjtë jo vetëm që është thyer “miti” i fush- ës, por tashmë kurbinasit janë shndërruar në një skuadër transfertash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"