Kurbinasit të karikuar, Nica ka gati strategjinë për sfidën me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 10:40

Kurbinasit të karikuar, Nica ka gati strategjinë për sfidën me Kukësin

Laçi ka një sfidë delikate sot në transfertë ndaj Kukësit, nga ku i duhet të vijojë ecurinë e rezultateve pozitive për të mbajtur vendin e katërt, që i jep një biletë për në Europë. Situata në kampin bardhezi është pozitive dhe trajneri Stavri Nica ka punuar më tepër faktikisht me ekipin në ditët e fundit.

Laci

Ai kërkon më tepër agresivitet nga mesfushorët, ndërsa forma e mirë e tyre në javët e fundit është një garanci për këtë fundsezoni.

19-vjeçari Bibo po kalon një formë të shkëlqyer, duke shënuar dy gola në ndeshjet ndaj Bylisit dhe Erzenit, por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Isi Manellarin dhe Serxho Ujkën, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh këtë sezon, duke mbajtur peshën kryesore në repartin e mesfushës.

Dilema e vetme e Nicës në Kukës mbetet për të hedhur në fushë që nga fillimi Mazrekajn apo Shkurtajn në krah të Guindos, duke sakrifikuar njërin prej tyre. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ta nisi me të tre si titullarë.

Barazimi i fundit në shtëpi ndaj Erzenit ia ka zvogëluar shanset kurbinasve për të sulmuar vendin e tretë, aty ku Egnatia është shkëputur tashmë. Mirëpo, në këtë moment bardhezinjtë do të ishin të kënaqur edhe nëse e mbyllnin kampionatin të katërtit, pasi kështu do të përfitonin, duke marrë pjesë në Ligën e Konferencës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"