Kurbinasit ndryshojnë kapiten, vlonjatët të braktisur. Ja pikantet e ndeshjes Flamurtari-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 13:46

Kurbinasit ndryshojnë kapiten, vlonjatët të braktisur. Ja pikantet e ndeshjes Flamurtari-Laçi

Në ndeshjen mes Flamurtarit dhe Laçit, “Panorama Sport” sjell momentet pikante gjatë dhe pas ndeshjes. 

bandicam 2020-02-22 13-59-53-119

* Skuadra e Flamurtarit është thuajse e braktisur nga të gjithë. Teksa në stadium nuk janë më shumë sesa 250 tifozë, të pranishëm në shkallët e tribunës nuk janë as drejtuesit e lartë. Mungonte dje në tribunën VIP administratori i klubit, Sinan Idrizi.

* As Eglentin Gjoni dhe as Regi Lushkja. Për herë të parë te Laçi shiritin e kapitenit e mbante mbrojtësi shtatlartë serb, Aleksandar Ignjatoviç. Me sa duket, klubi ka vendosur të ndryshojë shiritin, duke i besuar nga ky moment rolin e kapitenit 31- vjeçarit Ignjatoviç.

bandicam 2020-02-22 14-06-08-573

* Tifozët vlonjatë i drejtohen me tone të ashpra Kreshnik Nebihut në momentin e zëvendësimit pas gabimit të bërë në golin e dytë. I pyetur nga gazeta pas ndeshjes për zëvendësimin, kosovari shkurtimisht tha: “Për këtë flisni me trajnerin, jo me mua. Nuk mund të them asgjë më tepër”. Dukshëm lojtari ishte i mërzitur për faktin që Troisi e ndërroi aq shpejt. Në momentin kur iu drejtua pankinës, u pa që lojtari goditi një prej shisheve të ujit në shenjë nervozizmi.

* Trajneri i Laçit, Armando Cungu, gjithë pjesën e parë ka qëndruar në këmbë. Shumë aktiv ishte edhe Troisi. Ky i fundit vijon të mos shënohet në protokoll, për shkak se nuk ka një licencë “UEFA Pro”.

* Te Laçi çdo lojtari iu ndalua të japë deklarata për mediat pas ndeshjes.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"