Kurbelo pa licencë, Luftëtari mendon për një tjetër trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2017 | 20:33

Kurbelo pa licencë, Luftëtari mendon për një tjetër trajner

Skuadra e Luftëtarit është duke kaluar një periudhë jo fortë pozitive në këto javë të para të kampionatit. Gjirokastritët kanë arritur të grumbullojnë vetëm 5 pikë në 6 javë, por ky nuk është problemi i vetëm për klubin bluzi.

Kurbelo

Para disa ditësh trajneri i parë Daniel Fernandez u shkarkua nga drejtuesit e klubit, teksa në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit, Luftëtari ishte pa trajner të parë, pasi uruguainani Kurbelo nuk ka licencë UEFA Pro.

vangjel cavo kurbejo fernandez

Në protokollin e ndeshjes së sotme Kurbelo  figuronte në vendin e zv.trajnerit, duke qene se ka vetëm licencën UEFA. Ndërsa për të qënë trajneri i parë në Kategorinë Superiore duhet licenca UEFA Pro të cilën e dispononte trajneri i larguar Fernandez.

Gjasat janë që klubi gjirokastrit të vendosë në krye të pankinës një trajner shqiptar dhe tashmë edhe pozitat e zv.trajnerit Kurbelo duken të lëkundura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"