Kurbejo: Rëndësi ka që morëm 3 pikët, kemi vetëm 1 muaj e gjysmë që stërvitemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2017 | 18:26

Kurbejo: Rëndësi ka që morëm 3 pikët, kemi vetëm 1 muaj e gjysmë që stërvitemi

Trajneri i Luftëtarit, Luis Kurbejo, vlerëson shumë tre pikët e fituara sot nga skuadra e tij në transfertë ndaj Laçit. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha se gjirokastritët do të përmirësohen në lojën e tyre në vazhdim duke qenë se kanë vetëm 1 muaj e gjysmë që bëjnë stërvitje.

kurbejo

Për fitoren

“Ishte ndeshje shumë e vështirë në një fushë të vështirë. Ekipi duhet të vazhdojë të punojë, po kërkojmë 11 titullarë stabël dhe kemi vetëm 1 muaj e gjysmë stërvitje. Nga dita në ditë po përmirësojmë nivelin tonë dhe kështu do të vazhdojmë.”

Për lojën

“Vendosja ishte e tillë sepse kërkonim të mos pësonim gol në 30 minutat e para. Ishim në pritje sepse e dinim që Laçi do sulmonte. Në pjesën e dyte kërkuam kundërsulmin, patëm 3-4 raste dhe shënuam një herë. Në fund morëm 3 pikë dhe kjo ka rëndësi.”

Për performancën e Bregut

“Nuk po ndodh asgjë me Bregun. Ne luajmë me 4-2-3-1 zakonisht, por sot kishim skemë tjetër sepse mungonte Nunjez. Bregu është lojtar shumë i vlefshëm dhe do ta shikoni në vijim në nivelin që ishte vjet.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"