Kurbejo i Luftëtarit i pakënaqur me ekipin: Nëse nuk shënojmë, në fund e paguajmë. Përgjegjësia e imja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2017 | 16:29

Kurbejo i Luftëtarit i pakënaqur me ekipin: Nëse nuk shënojmë, në fund e paguajmë. Përgjegjësia e imja

Trajneri i skuadrës së Luftëtarit, Luis Kurbejo, deklaroi se skuadra e tij kishte shanse të dilte me pikë nga ndeshja me Kamzën, por edhe se përgjegjësitë i merr të gjitha ai për këtë ndeshje të shpërdoruar, por edhe për rezultatet e javëve të fundit.

kurbejo

Situata kaotike në skuadër –  “Ishte një ndeshje ku i kishim të gjitha në dorë. Mbajtëm topin, kishim shumë raste të cilat i humbëm të gjitha. Kundërshtari u mbrojt mirë, dhe nëse nuk shënojmë ne, në fund e paguajmë”, – tha Kurbejo.

Sjellja e Mirakës – “Në fillim nuk e pashë, por duke parë pamjet, duhet të bëjmë një analizë të kuptojmë pse ndodhi kjo. Një portier me eksperiencë si Miraka nuk ka pse ta bëjë këtë veprim. E mbaj unë përgjegjësinë. I zgjedh unë lojtarët, dhe unë e drejtoj skuadrën. Shpresoj të kthehemi të fitorja shumë shpejt”, – deklaroi trajneri i Luftëtarit.

Keni lënë shumë hapësira. Në çastet e fundit Kamza pati shumë shanse për të shënuar. Pse ndodhi kjo gjë?

“Është e vërtetë që pas golit të barazimit skuadra u çekuilibrua, dhe kështu lamë hapësira mbrapa, por luftëtari kërkon gjithmonë portën e kundërshtarit. Nëse do ishim me këmbë në tokë, do kishim një rezultat tjetër.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"