“Kurajo Kostas, provoje përsëri”, Manolas: Napoli mund ta ndalë Mesin, ja si më inkurajoi Toti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 14:49

“Kurajo Kostas, provoje përsëri”, Manolas: Napoli mund ta ndalë Mesin, ja si më inkurajoi Toti

Kostas Manolas mendon se Napoli mund ta ndalë Lionel Mesin, me ekipin italian që udhëton drejt Barcelonës të shtunën. Mbrojtësi grek ishte në listën e golashënuesve kur eliminoi Barcelonën nga Championsi kur ishte pjesë e Romës dhe zbulon se Toti e ka inkurajuar ta bëjë sërish.

manolas

“Takova Totin dhe ai më tha mua: “Kurajo Kostas, provoje përsëri” tha Manolas për “La Repubblica”. Mbrojtësi i Napolit beson se Mesi mund të ndalet. “Ti e ndalon Mesin vetëm si një skuadër, pa u frikësuar për talentin e tij. Në opinion tim ai është më i miri në botë. Për kualitetin dhe inteligjencën e tij”. Napoli ka disa mungesa për ndeshjen me Barcelonën, ku në dyshim është edhe Lorenzo Insinje.

“Shpresoj që Insinje të rikuperohet. Unë jam mirë, dhimbja në brinjë më ka kaluar”, përfundoi Manolas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"