“Kura Berluskoni funksionon”, presidenti i Monzës merr meritat e suksesit historik ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 22:27

“Kura Berluskoni funksionon”, presidenti i Monzës merr meritat e suksesit historik ndaj Juventusit

Monza ka regjistruar fitoren e parë në Serinë A dhe e ka arritur atë kundër Juventusit, duke regjistruar një nga rezultatet më të bujshme të këtij sezoni. Një fitore që ka ardhur pak ditë pasi Monza ndërroi trajner pasi Silvio Berluskoni mendonte se i mëparshmi nuk po udhëzonte lojtarët siç duhej në fushën e lojës.

monza

Pikërisht Berluskoni ishte ai që komentoi suksesin e sotëm dhe për “Tele Lombardia” nuk ngurroi të merrte meritat për këtë rezultat historik të skuadrës së tij.

“Kjo Monzë ka potencial të madh, të cilën në javët e para nuk e kishte shprehur për shkak të një moduli loje të gabuar. Të mundësh Juventusin është mënyra më e mirë për të filluar një rrugëtim të ri. Mund të them se kura Berluskoni funksionon plotësisht”, ishin fjalët e presidentit të Monzës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"