Kur Tiranës dhe Likës i mohohen penallti ndaj… Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2016 | 8:43

Kur Tiranës dhe Likës i mohohen penallti ndaj… Skënderbeut

likaGjyqtarë të ndryshëm, por protagonistët të njëjtë. Nuk është e para herë që Tirana ndëshkohet nga gafat e arbitrave dhe rasti më i fundit nuk është fort i largët, për të mos thënë vetëm 9 javë më herët, pikërisht kur bardheblutë prisnin në “Selman Stërmasi”-n e saporikonstruktuar kampionët në fuqi të vendit.

Ajo sfidë pati histori pak a shumë të njëjtë dhe asokohe gjykohej nga Enea Jorgji. Kur rezultati ishte 0-1 në favor të miqve, Gilman Lika pengohet në zonë nga Renato Arapi, duke i shkaktuar faull.

Edhe pse Jorgji është shumë pranë dhe nga ana tjetër arbitri i linjës Edvaldo Dyrmishi gjithashtu, nuk sinjalizohet për 11-metërsh. Mungon edhe ndëshkimi me karton për mbrojtësin.

Ndërsa dje ai që u mohoi bardhebluve një penallti të pastër ishte një tjetër arbitër, Andi Koçi. Edhe pse u duk hapur që Vangjeli e kishte mbërthyer këmbën e shkodranit, kryesori nuk e pa dhe akordoi vetëm një korne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"