“Kur thërrisnim njëri-tjetrin Mesi, Ksavi dhe Iniesta”, sulmuesi tregon bëmat: Si i shastisëm vlonjatët në…
Sulmuesi nga Kosova, Enis Zabërgja, ka zgjedhur të bëjë një rrëfim special në këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit, duke u kthyer pas në kohë. Për “Gazeta Olle”, ai tregoi një moment tepër interesant që kishte ndodhur në “Kupën Pavarësia” që mbahet çdo vit për nderë të ditës së flamurit kombëtar.
“Gjatë karrierës time kam shumë rrëfime por dua të veçojë një si më interesanten që më ka ndodhur. Sa isha me skuadrën e Hysit në Vlorë për ‘Kupën e Pavarësisë’ më kujtohet kemi hyrë në lojë duke bërë shaka dhe kur ka filluar loja kemi thirrur ne lojtarët njëri-tjetrin me emra si Mesi, Ksavi e Iniesta, duke bërë shaka edhe në lojë, ndërsa futbollistët kundërshtar të Flamurtarit mbetën të habitur dhe vetëm na shikonin se çfarë ishim duke thënë, dhe besoi se kanë menduar që jemi të çmendur.
Në këtë ndeshje gjithashtu kemi luajtur vetëm mbrapa pra në mbrojtje dhe kundërshtari nuk na bënte presion fare duke na lejuar topin neve dhe një një moment Yll Hoxha pati thënë se u kënaqëm duke luajtur, gjë që ka nxit të qeshura”, përfundoj Zabërgja. Zabërgja aktualisht është pjesë e KEK-ut në Ligën e Parë të Kosovës. Ndërsa gjatë karrierës së tij të gjatë, ka luajtur në shumë skuadra kosovare duke arritur të fiton edhe disa trofe.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"