“Kur të mbarojë e gjitha kjo nuk do jemi më njësoj”, Uanda Nara ka frikë për të ardhmen e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2020 | 21:08

“Kur të mbarojë e gjitha kjo nuk do jemi më njësoj”, Uanda Nara ka frikë për të ardhmen e …

Uanda Nara është mjaft e shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve të saj, një shqetësim ky që buron nga përhapja e COVID-19, i cili ka sjellë shumë pasiguri kudo në botë.

uanda

Një ndër këta njerëz që kanë filluar ta shikojnë jetën ndryshe tashmë që ndodhen në karantinë është Uanda Nara, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas Mauro Ikardi. Çifti së bashku me fëmijët e tyre momentalisht jetojnë në Paris ku Ikardi është i huazuar me të drejtë blerje për një sezon te PSG-ja.

Soccer Football - Serie A - Inter Milan v Lazio - San Siro, Milan, Italy - March 31, 2019 Inter Milan's Mauro Icardi and his wife, Wanda Nara, sat in the stands before the match REUTERS/Daniele Mascolo

Duke treguar për revistën “Cara” se ditën më së shumti e kalon duke bërë punë shtëpie dhe duke u marrë me fëmijët, 33 vjeçarja argjentinase thekson se kur e gjithë kjo situatë të marrë fund asgjë nuk do të jetë më si më parë.

ikardi

“Dje e kam kaluar të gjithë ditën duke u marrë me rregullimin e rrobave të Mauros. Jam marrë me organizimin e shumë gjërave në shtëpi, por nuk mund të mos mendoj se si do të jetë e ardhmja për fëmijët e mi.

Nuk duam t’i shqetësojmë fëmijët, prandaj dhe lajmet i shohim kur ata flenë gjumë. Koronavirusi na ka ndryshuar jetën dhe besoj që kur e gjitha kjo të mbarojë, jeta nuk do të jetë më si më parë për asnjë.

Pas gjithë këtyre vdekjeve ne nuk do të jemi më njësoj, madje do fillojmë të vlerësojmë gjërat e vogla. Gjithçka ndodh për një arsye dhe ndoshta duhet të ndalonim për një moment. Gjithsesi do të jetë tepër e vështirë të rikthehemi në realitet përsëri,” deklaron bukuroshja argjentinase.

uanda3

uanda5

uanda4

uanda2

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"