“Kur s’ke agresivitet, bën paraqitje si kjo me Interin”, Pirlo nuk justifikohet pas humbjes: Nuk kemi luajtur ndonjëherë kaq keq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:22

“Kur s’ke agresivitet, bën paraqitje si kjo me Interin”, Pirlo nuk justifikohet pas humbjes: Nuk kemi luajtur ndonjëherë kaq keq

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo e konsideroi humbjen e sotme ndaj Interit si ndeshjen më të keqe që skuadra ka bërë nën drejtimin e tij. Pas ndeshjes, ai shtoi se nuk e priste që takimi të shkonte në këtë mënyrë për bardhezinjtë.
50fb4a5dbf3c885dfce625169cd834e4-80338-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e
“Vlerësimi për skuadrën – Luajtëm me një qëndrim të keq që nga fillimi i takimit. Kur nuk ke nervin për të fituar duelet, ndeshjet bëhen më të vështira. Nuk e kontrolluam fare fushë. Ishim shumë pasivë. Kur nuk je agresivë, bën ndeshje të tilla. Ishte një paraqitje e keqe, nuk e prisnim këtë gjë. Nuk kemi luajtur ndonjëherë një ndeshje më të keqe se kjo. Të  mërkurën kemi finalen e Superkupës së Italisë. Në këto ndeshje duhet të kesh të njëjtën dëshirë dhe nerv si të tjerët për të qenë në nivele të larta. Nuk kishim entuaziazëm për të qenë konkurues sot në fushë.

Ronaldo – Ai u përpoq të shkëputej dhe të gjente më shumë hapësira prej Bastonit. E përgatitëm ndeshjen duke u bazuar te ndryshimi i lojës së gjysmë-anësorëve, por aty erdhën golat. Nëse nuk depërton, gjithçka bëhet më e vështirë.

Objektivat – Një hap i gabuar ndodh, por qëndrimi nuk duhet të gabojë. Erdhëm në ‘San Siro’ për të diktuar lojën tonë dhe ishim në mëshirën e lojtarëve të Interit. Ishim të ngadaltë në lojën me top. Duhet të dimë si të qarkullojmë kur mesfushorët dalin në situata një kundër një. Nuk ndodhi kështu, bëmë disa pasime depërtuese, por loja u bë e ngadaltë.

Zgjedhjet e lojtarëve – Marr përgjegjësitë për humbjen e takimit”, u shpreh trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"