Kur presidenti i Barcelonës ishte kundër Super Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 23:40

Kur presidenti i Barcelonës ishte kundër Super Ligës së Europës

Barcelona është një nga 12 skuadrat që ka marrë pjesë në formimin e Super Ligës së Europës, por pak kohë më parë ishte Joan Laporta që fliste kundër tij.

Laporta5

Numri një i Barcelonës në atë kohë ishte kandidat për president dhe tha se këto organizime nuk janë në të mirën e futbollit dhe se e shndërrojnë këtë të fundit në biznes.

“Kam dëgjuar diçka për këtë Super Ligën. Për mua është e papranueshme sepse do ta shndërronte futbollin në biznes. Nuk e di çfarë do të ndodhë”, tha ai. Sigurisht që i gjendur në një situatë ku klubi ka nevojë për të ardhura për të shpëtuar nga borxhet dhe falimentimi, edhe Laporta dhe katalanasit e kanë përqafuar idenë e re të Florentino Perezit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"