Kur pasioni nuk pyet për moshë, kapiteni 42 vjeçar i skuadrës së Ligë 1 rinovon kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2020 | 22:37

Kur pasioni nuk pyet për moshë, kapiteni 42 vjeçar i skuadrës së Ligë 1 rinovon kontratën

Zakonisht, kur një futbollist kalon moshën 30 vjeçare fillon edhe mendon për momentin kur do të tërhiqet nga futbolli që mund të vijë brenda disa viteve.

deception des joueurs de montpellier  Vitorino Hilton (Montpellier)

Raste të rralla janë kur një futbollist vendos të sfidojë moshën e tij dhe të vazhdojë të luajë dhe pasi mbush 40 vjeç, duke dëshmuar se dëshira për të vazhduar të luajë është e vështirë të ndalet.

hilton

I tillë është rasti i kapitenit të Montepeller në Ligë 1. Vitorino Hilton, qendërmbrojtësi brazilian, ka rinovuar kontratën me skuadrën franceze deri në fund të sezonit të ardhshëm, pavarësisht se është plot 42 vjeç dhe në shtator do të mbushë 43.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"