“Kur ndahen ftesat, bëhet edhe dasma”, Duka konfirmon Rejën nga Kukësi: Duhet të diskutojmë për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 19:47

“Kur ndahen ftesat, bëhet edhe dasma”, Duka konfirmon Rejën nga Kukësi: Duhet të diskutojmë për…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte ditën e sotme i pranishëm në Kukës, për të inspektuar punimet në stadiumin e këtij qyteti “Zeqir Ymeri”.duka

Menjëherë pas inspektimeve të stadiumit, kreu i FSHF ka dhënë një intervistë për mediat ku nuk mund të shmangte pyetjen për të ardhmen e trajnerit Reja në drejtimin e Kombëtares.

Duka u shpreh se italiani do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e Kombëtares, por nuk mund të thotë se kur do të vijë rinovimi. “Reja do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e Kombëtares. Megjithatë kur do të bëjmë kontratën nuk mund ta them. Duhet ta diskutojmë akoma këtë pjesë me trajnerin.”, u shpreh Duka.4.-REJA-FITON-EDHE-RINOVIMIN-DUKA-NUK-KA-DYSHIME-770x420

Paraqitjet e trajnerit italian në krye të Kombëtares kanë lënë një shije të mirë te tifozët, por edhe te vetë president i federatës, i cili tashmë pritet të njoftojë edhe rinovimin e kontratës me teknikun 74-vjeçar.

Nuk mund të mos fliste për inaugurimin e “Arenës Kombëtare”, teksa u shpreh se për këtë kanë shpërndarë ftesat: “Më pëlqen që pyetem për stadiumin kombëtar nga Kukësi. Do jetë gati, nga atje po vij. Ka shumë punë për t’u bërë, por do të arrijmë patjetër ta kemi gati për ndeshjen e 17 nëntorit. Kemi ndarë edhe ftesat dhe ne shqiptarët kur i shpërndajmë ftesat, e bëjmë dasmën.”

duka

Gjithashtu Duka u shpreh se kjo kombëtare është edhe më e fortë se ajo që luajti në Euro 2016: “Dy ndeshjet e fundit, ose tre bashkë me Islandën, kanë qenë të mira. Ekipi është rikthyer, ka fituar besimin te vetja. Në gjithë opinionin sportiv është rikthyer besimi, është rikthyer klima pozitive. Kjo do e ndihmojmë më shumë ekipin, do i japë energji për dy ndeshjet e fundit, si dhe për kualifikueset e Botërorit dhe Ligën e Kombeve. Mendoj se më këto paraqitje, nëse do bëja një krahasim, kemi një ekip akoma më të mirë se në Euro 2016.”, përfundoi kreu i FSHF.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"