Kur mrekullitë ndodhin! Ekipi i ligës së tretë në Francë, në finalen e Kupës kundër PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2018 | 23:04

Kur mrekullitë ndodhin! Ekipi i ligës së tretë në Francë, në finalen e Kupës kundër PSG

Stephane Masala është lindur në Nantes 41 vite më parë, është trajner me profesion, por këtë vit mund të thuhet me plot gojën se ka bërë një mrekulli.

 les herbiers

Ai ka kualifikuar ekipin Les Herbiers, një skuadër e kategorisë së tretë në futbollin francez, që drejtohet prej tij nga dhjetori i vitit 2017, në finalen e Kupës së Francës.

Më 8 maj, kjo skuadër e vogël e qytetit Loira do të sfidojë gjigantët e sheikëve arabë, Paris SG. Quajeni me bindje të plotë një sfidë klasike të Davidit kundër Goliathit.

Masala, i cili ka origjinë italiane pasi babai i tij vjen nga Anela, një periferi e Sassarit në Sardenjë, gjithsesi beson se mund t’ia dalë.

“Duke parë se deri ku kemi arritur, padyshim që nuk do të jemi aspak favoritë”, shprehet mes entuziazmit Stephane.

Sigurisht, të fitosh në “Stade de France” të periferisë Saint-Denis të kryeqytetit francez nuk do të jetë njësoj si të mposhtësh ekipin Chambly, një tjetër skuadër surprizë e eliminuar në gjysmëfinale nga Les Herbiers me rezultatin 2-0.

Por Masala duket se ka një sekret për këtë arritje të madhe.

“Gjatë çerekfinaleve, përpara 11-metërshave kundër Lensit, i tregova portierit të ekipit tim një video të Buffonit”./TCH

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"