“Kur mësova të shkruaj, bëra formacionin e Flamurtarit”, ish-kapiteni Sakaj me urim special për 100-vjetorin e klubit vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 12:40

“Kur mësova të shkruaj, bëra formacionin e Flamurtarit”, ish-kapiteni Sakaj me urim special për 100-vjetorin e klubit vlonjat

Flamurtari feston 100-vjetorin e themelimit ditën e sotme dhe rimi i ish-kapitenit Artan Sakaj nuk ka munguar.

artan sakaj

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, 42-vjeçari bëri një urim të veçantë për klubin e zemrës së tij.

“100 VJET FLAMURTAR…. Kur mësova të shkruaj, në faqen e pasme të çantës time të shkollës, shkruajta formacionin e FLAMURTARIT. Përkonte me kohën kur kaluam 3 ture në Europë, historinë më të lavdishme që ka bërë FLAMURTARI. U rrita me atë frymë dhe i jam mirënjohës këtij ekipi sepse një pjesë të karakterit, formimit tim e arrita në sajë të këtij emri të madh. Mirënjohje të madhe për ata që e krijuan këtë emër, mirënjohje për ata që e pasuan dhe do ta vazhdojnë, që ky emër te valëvitet krenar. Personalisht dua të përshëndes të gjithë shokët e mi, që kam luajtur, trajnerët që më kanë stërvitur dhe presidentët që kemi bashkëpunuar me këtë ekip. Dhe në fund një falënderim dhe mirënjohje për tifozët e mrekullueshëm”, shkruan Sakaj.

336614569_580774274014123_8609247733644093710_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"