“Kur luan kaq mirë nuk duhet të humbësh”, Pioli e ka me lojtarët e tij: Kjo është arsyeja pse nuk fituam me Napolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 23:19

“Kur luan kaq mirë nuk duhet të humbësh”, Pioli e ka me lojtarët e tij: Kjo është arsyeja pse nuk fituam me Napolin

Milani u mund nga Napoli në “San Siro” por dhuroi një ndeshje shumë të mirë ku pritjet e Meret dhe dy herë traversa i mohuan ndoshta fitoren. Por Stefano Pioli nuk kënaqet më vetëm me paraqitjet e kuqezinjve dhe kjo shihe4j qarët në fjalët e tij pas ndeshjes për “DAZN”.

pioli

“Nuk jam i kënaqur, absolutisht jo. Nuk duhet të jenë as lojtarët e mi. Nëse skuadra luan kaq mirë, nuk duhet të humbasë. Pikë. Mund të të ndodhë nata e keqe, negative, kur kundërshtari bën më mirë se ti. Kështu ka zhgënjim, nuk duhej të humbnim.

Do të mësojmë të jemi më konkretë, të vendosur, paraqitjen e bëmë siç duhet, në çdo aspekt. E humbëm këtë ndeshje pasi nuk kishim agresivitetin dhe saktësinë e duhur në të dy zonat”, theksoi Pioli pas përfundimit të sfidës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"