“Kur je vetëm në shtëpi e mban prezervativin?”, ish-moderatorja sportive ironizon policinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 15:42

“Kur je vetëm në shtëpi e mban prezervativin?”, ish-moderatorja sportive ironizon policinë

Ish-moderatorja sportive e “Pressing”, Einxhel Shkira është revoltuar në rrjetet sociale pasi së fundmi është ndaluar dhe është gjobitur nga policia, pasi theu dy rregullat e vendosura nga Qeveria shqiptare për ndalimin e qarkullimit pas orës 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Modelja seksi, u ndëshkua pasi u kap nga patrulla e policisë duke ecur në rrugë pa maskë pas orën 22:00. Ajo u shpreh se e ka kaluar Koronavirusin, ndaj nuk përbën rrezik për të infektuar të tjerët, gjithashtu edhe në rrugë po ecte vetëm dhe pranë saj s’kishte njerëz.
einxhel-shkira-2-1-768x432
“Ky muhabeti i karantinës në orën 22:00 paska qenë serioz, s’paska qenë një shaka. Sepse sapo kalova dy patrulla, të parës i shpëtova pa marrë gjobë sepse para meje ishin dy çuna dhe një grua që po merrnin gjobë dhe unë rrëshqita anash si skuthe dhe bëra sikur nuk i pashë, por jo të dytës te lagja, aty ku më thanë që sapo kisha bërë dy shkelje: kisha kaluar orarin dhe s’kisha maskë. Nëse unë e kam kaluar ‘COVID’-in dhe s’ka kush të ma ngjisë dhe kujt t’ia ngjis pse duhet ta mbaj maskën? Dhe nëse unë jam vetëm në rrugë, pse duhet ta mbaj maskën? Ti kur je vetëm në shtëpi, e përdor prezervativin”, është shprehur Einxhel Shkira në një komunikim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

einxhel

shkira\

 

1111111111111

22222222222222

tiger

kkkfkfkf
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"