“Kur isha në tokë e kuptova obobo ç’bëra”, Telushi: Më doli situata nga kontrolli, derbi madhështor. Nuk ngjan fare me ndeshje shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 18:47

“Kur isha në tokë e kuptova obobo ç’bëra”, Telushi: Më doli situata nga kontrolli, derbi madhështor. Nuk ngjan fare me ndeshje shqiptare

Bruno Telushi do të jetë mungesa e madhe e Partizanit, në derbin e sotëm ndaj Tiranës. Vlonjati do të mungojë për shkak të kartonit të kuq të marrë në Ballsh. Në prononcimin para ndeshjes për emsionin “Gol pas Goli”, mesfushori u shpreh:

bandicam 2019-12-13 18-43-46-061

“Ajo që ndodhi në Ballsh ishte diçka e papritur. Kur isha në tokë e kuptova obobo çfarë bëra. Po mundohesha ti flisja Brojës se ishte me një të verdhë, më pas më doli situata nga kontrolli dhe dola vetë me të kuq. Atmosfera është madhështore, nuk ngjan fare me një ndeshje shiqptare, më vjen keq që nuk do të jem në fushë.

Pjesa e euforisë nuk ka të bëjë. Në derbi çdo gjë ndodhet në 90 minutat e lojës. Kush bën ndeshjen më të mirë ajo fiton.

Partizani ka bërë shumë blerje këtë vit, ndoshta ata disa ndeshje nuk i njohin siç i njohim ne. Kjo është ajo që na ngadalëson pak. Një i huaj nuk luan dot në fushën e Bylisit, është shumë e vështirë për ata.

Unë shpresoj që të shënojmë 3 gola. Çinari dhe Asani janë në stol, më favorit për të shënuar është Trashi. Në pjesën e dytë ta zgjidhi Çinari me ata golat e vetë”, u shpreh Telushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"