“Kur humbim ne, sikur humb Brazili e Gjermania”, Gjyla shpërthen te Lushnja: Ekip fodull…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2019 | 9:06

“Kur humbim ne, sikur humb Brazili e Gjermania”, Gjyla shpërthen te Lushnja: Ekip fodull…

Humbja në “Roza Haxhiu” me Po gradecin e ka trishtuar së tepërmi kampin verdhejeshil, sepse diferenca me vendin e dytë ka shkuar në 2 pikë. Ndjekësit e Lushnjës janë dy skuadrat që e kanë mundur, Devolli dhe Pogradeci.

gjyla

“Populli” verdhejeshil kërkonte shkëputjen e mëtejshme të skuadrës, por ka ndodhur ajo që nuk pritej, Lushnja u mund në fushën e saj. Trajneri Ilir Gjyla në një deklaratë ekskluzive për gazetën “Panorama Sport” shpjegon situatën.

DEKLARATA – “Normalisht, humbja e Lushnjës përbën lajm, sepse udhëhiqte dhe udhëheq grupin. U mundëm në Bilisht nga Devolli dhe u bë festë më pas sikur u mund Brazili. Të shtunën na mundi Pogradeci dhe u bë sikur mundi Gjermaninë. Normale, sepse jemi Lushnja.

E kam thënë për ‘Panorama Sport’ atë shprehjen ‘kur ngjitesh, ngjitesh shkallë-shkallë, kur bie thyen hundë e buzë’. Në këtë kuptim e kisha, pasi tani me ne do të merren, me vendin e parë. Për më tepër që humbëm në fushën tonë. Tani jam më i qetë dhe mendoj se nuk ishte ndeshja për t’u humbur.

gjyla

Patëm kritika jashtë mase, por po të shohësh statistikat, kupton se ishim më lart se kundërshtari. Rastet e krijuara nga Pogradeci? Thuajse në të gjitha ndeshjet kemi rrezikuar prapa, pasi një skuadër që kërkon të fitojë, sulmon me forca të shumta dhe kundërshtari të kap në kundërsulm.

Na kapi Shënkolli tre-katër herë, edhe Devolli na kapi. Por kjo nuk do të thotë se nuk kemi luajtur mirë, dominuam lojën edhe pjesën e parë. Nuk bëmë 100% atë që kërkonim, por jo se na dominoi Pogradeci. Çfarë nuk bëmë? Nuk kishim shpirt, e nisëm lojën me një mendjemadhësi, bëmë gabime në mbrojtje dhe e pësuam. I kemi kritikuar çunat, sepse nuk bënë në pjesën e parë atë që bënë në të dytën.

Ndikuan edhe mungesat, jo vetëm Ibrahimllari, por edhe Sefa. Vërtet kemi Cankën, por e kemi ndërruar pozicionin e tij, që nuk është ai i vijës së parë. Pozicioni i Cankës është pas Sefës, të jetë përballë portës. Kemi aktivizuar në pjesën e dytë Allkanjarin, për të cilin kam rezerva të jashtëzakonshme.

Në pjesën e dytë, me përjashtim të një episodi, kundërshtari nuk e kaloi mesfushën, por futbolli kështu e ka, fiton ai që gabon më pak. Ne nuk gabuam vetëm në mbrojtje, por në çdo repart. I bëj një pyetje vetes: Pse kjo mendjemadhësi, kemi 15 pikë dhe goli do të hyjë vetë? Pashë futbollistë që nuk bënin kontakt fizik. Luhet futboll sikur e kemi ne topin, edhe kur e ka kundërshtari”.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"