“Kur humbet përgjegjësia bie mbi trajnerin”, Kapllani pas disfatës me Bylisin: I bëmë dhurata me shumicë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 17:27

“Kur humbet përgjegjësia bie mbi trajnerin”, Kapllani pas disfatës me Bylisin: I bëmë dhurata me shumicë

Erzeni mori një humbje 4-1 përballë Bylisit në transfertë, në javën e gjashtë të Superiores. Në prononcimin për “Oversport”, tekniku i shijakasve, Xhevahir Kapllani, u shpreh i zhgënjyer nga kjo humbje.

kapllani

Çfarë ndodhi? – Ne vinim nga një pauzë me kombëtaren. Nuk më vjen keq për humbjen, por për dhuratat që i bëmë me shumicë kundërshtarit.

Probleme në goditjet standarde? – Dy golat e parë i kemi pësuar nga goditjet standarde. Sot erdhi çuditërisht një ditë e keqe.

Shenja nënvlerësimi nga skuadra? – Absolutisht jo. Mendoj se jemi munduar të ulim euforinë, por ajo është e pashmangshme në raste të tilla.

Si mendoni të rregulloni problemet? – Duke parë dhe fushën që nuk ishte në nivelin e duhur. Donim të luanim me topin e gjatë. Kishim momente që mund të rikuperonim topin donim të kapnim në çekuilibër kundërshtarët. Në momentet e mira meritat i marrin lojtarët. Në raste të këqija, si kjo sot, e merr trajneri.

Kishit shpresë pas golit? – Në momentin që shënuam kisha shpresë se mund të bënim diçka. Por ky është futbolli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"