“Kur Granada kthehej në Tiranën e vogël”, spanjollët kujtojnë shtegtimin e Shqipërisë 23 vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 9:28

“Kur Granada kthehej në Tiranën e vogël”, spanjollët kujtojnë shtegtimin e Shqipërisë 23 vite më parë

Vendi në të cilin skuadra granadase do të luajë të ardhmen e saj europiane për disa ditë e lidhi fatin me qytetin e Granadës. Sigurisht edhe atëherë për futboll, sepse Granada “përqafoi” Shqipërinë në 1997-ën e largët. Shumë nga tifozët që jetonin në rrethinat e Alhambras në fund të viteve ’90, jo vetëm kanë duartrokitur skuadrën e tyre, por në një rast të veçantë u bënë tifozë të zjarrtë të Kombëtares shqiptare, vend nga ku është Teuta.
1025066775_230e94a983 (1)
Historia që rrëfejmë është një ndërthurje e dramës dhe solidaritetit pikërisht në një kontekst shumë të komplikuar për t’u zbukuruar me fjalë. Gjithçka ndodh në 1997-ën, pas një pranvere të trazuar, ku siguria në çdo qytet apo stadium të Shqipërisë nuk ishte e garantuar. Konflikti në Ballkan kishte eklipsuar edhe vendin e shqiponjave, duke elektrizuar çdo rrugë të Shqipërisë. Edhe pse ishte ende shumë herët për internetin, një nga postimet e para të faqes së FIFA-s ishte konfirmimi se qyteti i Granadës kishte pranuar Shqipërinë të luante ndeshjet kualifikuese për “Francë 98” kundër Ukrainës dhe Gjermanisë. Ndeshjet e 21-vjeçarëve u luajtën në Guadix, vetëm 50 kilometra larg qytetit spanjoll, i cili në atë moment kishte një nga stadiumet më të mira me bar natyral në Andaluzi. Asokohe gjithçka konfirmohej nga sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Eduard Dervishi, i cili tregonte se dy nga stadiumet më të mira të Granadës do të jepnin pak dritë në atë errësirë që kishte mbërthyer Shqipërinë.
Imagen 05-k1uG--984x468@Ideal
Faksimile e gazetës spanjolle “Ideal

Ekipi i parë i kuqezinjve u ul në aeroportin “Federico García Lorca” më 26 mars dhe, sipas gazetës “Ideal” të atyre ditëve, delegacioni u vendos në “Hotel Granada Center”. Antonio Espina, që raportonte udhëtimin e shqiptarëve, rrëfente se situata ishte serioze, për shkak të problemeve në Shqipëri. Gjithçka bënte që ekspedita shqiptare të ishte me kokën nga vendi i tyre. “Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm kur himni i Kombëtares sonë do të luhet në Granadë. Mendimi ynë do të shkojë te familjet që kemi në Shqipëri, miqtë, paqja, liria dhe demokracia. Të tria këto ndjenja do t’i çojmë kudo”, thoshte trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi. Me Ukrainën duhej luajtur në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, por kaosi nuk e lejoi futbollin dhe Granada ishte shpëtimi i Shqipërisë.
hqdefault
Orët e para të shqiptarëve në Spanjë u kaluan vetëm me telefonata me familjarët dhe askush nuk e kishe mendjen te loja e parë me Ukrainën që Shqipëria e humbi 0-1. Vetëm 300 tifozë në stadium, por Ernesto Martinez thoshte për “Ideal” se shqiptarët ndiheshin si në shtëpi, meqenëse granadasit të ulur në tribunë bënin tifo për Shqipërinë. Si skuadër lokale dhe si mikpritëse, tifozëve granadas u binte të ishin me më të dobëtin.
97-31
Ndeshja e dytë ishte më e bukura. Shqipëria përballë yjeve të Gjermanisë, si Këpke, Bierhof o Klinsman. Gati tetë mijë tifozë çanë qetësinë kur Kola shënoi golin e parë për Shqipërinë. Një festë si ato kur festohej një gol i Roberto Soldados. Më pas gjermanët bënë të tyren dhe Shqipëria humbi 2-3. Kujtimet janë gjithmonë të bukura dhe jemi të bindur se skuadrës dhe popullit shqiptar u ka mbetur në mendje mikpritja e qytetit të Granadës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"