“Kur fitonim me Tiranën dhe Skënderbeun bënim festë”, Alban Hoxha: Ju tregoj momentin më të veçantë në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 1, 2020 | 0:03

“Kur fitonim me Tiranën dhe Skënderbeun bënim festë”, Alban Hoxha: Ju tregoj momentin më të veçantë në karrierë

Alban Hoxha, kapiteni i Partizanit, është shprehur se ndeshja me Ferencavarosin në Hungari, ka qenë më e bukura në karrierë për të, duke thënë se njerëzit ia kujtojnë akoma atë ndeshje.alban hoxha

Në një prononcim të dhënë së fundmi Hoxha u shpreh, se dëshira e tij është ta mbyllë karrierën te Partizani.

“Periudhën e kam kaluar si gjithë të tjerët. Luaj me djalin futboll. Për sa i përket stërvitjes, kemi filluar që kur morëm vesh se do jemi në karantinë.

Dëshira ime është që të fillojmë sa më shpejt. Mesa kemi dëgjuar nga klubi nuk është vendosur asgjë. Me informacionet që kemi mund të fillojë kampionati në fund të majit.

Sezonin e filluam shumë mirë, të gjithë kishim besim për titullin, por kampionati është i paparashikueshëm. Tatëpjeta nisi pas ndeshjes me Tiranën, ku humbëm 2-1 dhe ramë nga ana psikologjike. Humbëm të gjithë besimin dhe kjo ishte pjesa që na dëmtoi shumë.

Zërat për një kalim në Turqi? Kam pasur disa vite oferta. Unë kam pasur kontratë me Partizanin dhe asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Ia kam lënë në dorë klubit. Nuk jam pishman që të kaloj te ekipi turk. Unë u përkushtova që të bëj karrierën në Shqipëri. Nuk kam mendjen si më parë që të kaloj jashtë, kjo edhe për shkak të moshës.

Ëndrra e çdo lojtari është të jesh pjesë e Kombëtares dhe unë ia dola ta arrija atë. Nuk mund të pretendoj akoma më shumë në ekipin kombëtar, e rëndësishme është që thirrem aty dhe përgatitem për kampionatin.

Ferencvarosi? Kanë kaluar 4 vite nga ajo ndeshje, dhe kur shoh njerëz në rrugë më thonë si i prite penalltitë dhe shënove? Pa diskutim ajo është ndeshja më e bukur në karrierën time.

Me Kombëtaren kemi festuar por shumë pak, ndërsa me Partizanin kemi festuar më shumë. Madje para 2-3 viteve kur fitonim në derbi ose me Skënderbeun festonim të gjithë.

Kalim te Tirana? E respektoj shumë klub. Megjithatë dëshira ime është ta mbyll te Partizani, por asnjerhër nuk i dihet.alban hoxha

Dinamo apo Partizani? Dinamo ka qenë një ekip shumë i mirë në të kaluarën. Të dy kanë qenë ekipe të forta. Dinamo asokohe fitonte jashtë dhe e kishte të vështirë brenda. Me Partizanin e kishim shumë të kundërsulmin dhe i krijonim vështirësi kundërshtarëve.

Mendoj se Ilion Lika, është një djalë shumë i mirë. Ka qenë si një vëlla për mua, kemi një miqësi shumë të mirë. Jam munduar të mësoj prej tij.”, u shpreh Hoxha për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"