“Kur erdha te Laçi, vura bast me veten”, Mazrekaj: Fajin te ndeshja me Bylisin e kishte arbitri (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 23:57

“Kur erdha te Laçi, vura bast me veten”, Mazrekaj: Fajin te ndeshja me Bylisin e kishte arbitri (E PLOTË)

Mesfushori me tipare sulmuese i Laçit, Mentor Mazrekaj u shpreh në studion “Rubrikës Sportive” në “RTSH Sport” se favoriti për titull kampion mes Partizanit dhe Laçit do të vendoset nga sfida direkte mes tyre.
mazrekaj
32-vjeçari shtoi se u habit me humbjen e Kastriotit 3-0 përballë Partizanit duke patur parasysh se krutanët janë ballafaquar më së miri me ekipet e forta këtë sezon, por çmoi forcën e të kuqve në zgjidhjen e ndeshjeve.

“ Vllaznia – Vllazninë kanë filluar ta marrin seriozisht. Në fillim e sulmonin, tani po mbrohen. Prandaj e ka më të vështirë me ekipet. Por, ne kemi ndeshjet tona, shikojmë punën tonë.

Jam habitur si humbi Kastrioti, sepse është ekip që u ka shkaktuar të gjithëve probleme. Po ta shikosh kronikën, Partizani është në momentet më të mira të këtij sezoni. I zgjidh ndeshjet shpejt.

Partizani apo Laçi, pretendent për titull? Normalisht, kam dashuri për të dyja ekipet. Por, atje (Partizani) kam luajtur më shumë vite. Tani, jam te Laçi, jam këtu dhe po paguhem. Pretendenti për titull mes të dyve do të vendoset nga ndeshjet direkte.

Ndeshja me Bylisin – Ishte një baltë shumë e madhe. Për lojtarët është e vështirë në një ndeshje si kjo. Bylisi, Laçi janë  terrene më të vështira. Ishte ndeshja më e vështirë për t’u fituar këtë sezon kjo me Bylisin, sipas mendimit tim”, shprehet Mazrekaj.

Më tej, sulmuesi i Laçit tregoi se njëra prej reparteve më të forta të kurbinasve është mesfusha me Lushkjan, Shehun dhe Deliun, skuadra e Duros do të jetë e fortë. Ai foli dhe për të kaluarën te Partizani, ku pranoi se ka pasur probleme me trajnerët huaj për shkak të shkeljeve disiplinore. Mazrekaj u shpreh me humor se tani ndaj tij ka vlerësim më pozitiv sepse po shfaqet më shumë në media.
Mazrekaj goli

Cilësia e Laçit –Është ndryshe Laçi nga vitet e tjera. Nuk ka qenë më para për titullin kampion. Përmendet vazhdimisht Partizani dhe Tirana. Laçi ka bërë merkato, tani po korrim frytet. Në fillim të kampionatit, kemi patur mungesa. Tani e kemi ekipin të plotë.

Lojtarët e dalluar te Laçi – Nuk e kam problem ta them se kush janë. Po të kemi në rregull këta të tre mesfushorët (Lushkjan, Shehun dhe Deliun) jemi në rrugën e duhur. Malotën? Po shënon si te Partizani. E kam shumë mik.

Rinovimi për dy vite me Laçin – Kur erdha te Laçi e mora si sfidë. Klubet e kishin humbur bsimn te unë. Presidenti më zgjati dorën në një moment shumë të vështirë. ‘No Mença no parti’? Është kthyer si shprehje dhe te Laçi.

Nuabueze, Harmon dhe Xhixha – Jemi katër sumues dhe me clësi. Kjo e favorizon Duron dhe skuadrën. Nëse nuk funksionojnë ë dy qendrat, aktivizohen të tjerët.
Vangjeli vs Mazrekaj

Periudha te Partizani –Pas një ndeshje kur fitonim, përfundoja në gazetë. Nuk kam dalë në televizor, tani po dal ëm shumë. Nuk e kam kuptuar, tani po sillem më mirë. Tani po thonë fjalët më të mira. Te Partizani më mirë kam qenë me Duron në vitin e dytë. Të gjithë trajnerët e huaj s’kam pasur marrëdhënie të mira me Sormanin dhe Sampaion sepse kisha probleme për disiplinën. Nuk ua vë fajin e tyre. Me Hasan Likën, Starovën, Duron, kam ecur mirë.
unnamed
Për sa i përket sfidës Bylis-Laçi, e cila regjistroi një skenë dhune mes futbollistëve, Mazrekaj fajësoi arbitrin e takimit për mosadminstrim jo të mirë të sfidës. Ai kritikoi sjelljet dhe lojën e ashpër të lojtarëve ballshiotë.

Dhuna në ndeshjen Bylis-Laçi – Është ndeshje e tensionuar. Loja ka qenë shumë agresive. Turkaj gati i theu këmbën lojtarit tonë. Ndeshjen e tensionoi arbitri. Kirianin s’dua ta justifikoj. Më duket se klubi e kryesia kanë marrë masa disiplinore. Të gjithë ndeshjen arbitri nuk e gjykoi mirë. Pas çdo faulli, lojtarët e Bylisit protestonin ashpër dhe nuk jepej asnjë karton, prandaj morën zemër dhe bënin ndërhyrje të ashpra dhe provokime.
Screenshot_16
Ai (Nuabueze)  shkon i kërkon llogari arbitrit. Kur kthehet te lojtari, futbollisti me numër 15 i Bylisit i bie me grusht. Është lojtar me shumë fizik të fortë, prandaj është dhe agresiv. Nuk i di hallet e tij”, përfundoi Mazrekaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"