“Kur e shoh më kujton Kielinin”, ish-mbrojtësi i Italisë i befasuar nga Kumbulla: Është i pjekur dhe inteligjent, ja çfarë më tregoi Pacini

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2020 | 0:27

“Kur e shoh më kujton Kielinin”, ish-mbrojtësi i Italisë i befasuar nga Kumbulla: Është i pjekur dhe inteligjent, ja çfarë më tregoi Pacini

Mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, ishte duke zhvilluar një sezon fantastik me Veronën në Serinë A, teksa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e shumë klubëve prestigjioze, që janë të interesuara për shërbimet e 19-vjeçarit.

Kumbulla7

Të shumta kanë qenë elozhet për shqiptarin, ndërkohë që së fundmi ka qenë ish-mbrojtësi i kombëtares italiane Frederiko Balzareti, i cili në një prononcim për “DAZN”, ai u shpreh:

“Kohët e fundit formohen mbrojtës që janë të mirë në ndërtimin e lojës, por që sigurisht kanë defekte në fazën mbrojtëse. Kumbulla është ndryshe, është një mbrojtës ‘mbrojtës’, i stilit të vjetër, nga ata që mendojnë të mbrojnë portën e tyre që të mos pësojnë gol.

Më ka befasuar personaliteti, qetësia dhe aftësia për të reaguar ndaj gabimit, një tipar shumë i rëndësishëm për një mbrojtës: në fushë ai është  i ekuilibruar dhe i përqendruar nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Nga ana fizike, ai më kujton pak mbrojtësin Xhorxho Kielini në fillimet e tij.

Balzareti

Këtë vit ai filloi të luante në mes të mbrojtjes me 3, një rol në të cilin e bëri shumë mirë, por edhe kur u zhvendos në të majtën e qendrës, edhe pse mund të vuajë pak në shpejtësi, ai arriti të përshtatej mjaft mirë, duke bërë performacë të shkëlqyer. Unë nuk e njoh atë personalisht, por Pacini më foli shumë mirë sepse për moshën që ka është një djalë i pjekur, i vetëdijshëm dhe inteligjent si brenda dhe jashtë fushës.

Kumbulla gjithashtu është shumë i lidhur me origjinën e tij, siç dëshmohet nga fakti që ai zgjodhi të mbrojë ngjyrat e Shqipërisë. Emri i tij tani është në planet e të gjithëve, dhe në vitin e tij të parë të Serisë A  është në Top 10 për duele të fituara. Me pak fjalë, ai ishte me të vërtetë një ndikim i jashtëzakonshëm”, u shpreh Baraleti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"