Kur do i japë fund Bufon me futbollin? Ilaria D’Amiko: Çdo vit më thotë budallallëqe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2021 | 16:49

Kur do i japë fund Bufon me futbollin? Ilaria D’Amiko: Çdo vit më thotë budallallëqe

Xhanluixhi Bufon duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet ndonjëherë nga futbolli, edhe pse në moshën 43-vjeçare, portieri italian vazhdon me të njëjtin entuziazëm dhe tani ka nisur një kapitull të ri me klubin e Parmës. Por kur do e mbyllë realisht ai me fushën e blertë?

gggggg

Kësaj pyetje nuk di t’i japë përgjigje as partnerja e tij, Ilaria D’Amiko, e cila ka treguar se çdo vit përsëritet e njëjta histori me gardianin italian.

“Jam e ndërgjegjshme që më thotë budallallëqe çdo vit. Vjen një moment e më thotë që do ta mbyllë, më premton që do të kalojmë një verë të pabesueshme, që do të bëjmë një udhëtim për të zbuluar Italinë që njihet më pak.

Por çdo herë pastaj vjen maji dhe ai ka marrë vendime të tjera. Por ai është një përzierje talenti me motivimin, është një udhëheqës i vërtetë, për veten dhe shokët e tij. Është bujar, përfshihet në gjithçka në dhomat e zhveshjeve, ka një anë njerëzore të mrekullueshme”, tha prezantuesja italiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"