Kur derbi Partizani-Dianamo zgjaste 242 minuta/ Flet Stavri Lubonja: Resmes i ra të fikët, nuk e priste atë barazim dramatik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2021 | 22:06

Kur derbi Partizani-Dianamo zgjaste 242 minuta/ Flet Stavri Lubonja: Resmes i ra të fikët, nuk e priste atë barazim dramatik

Nga Bostoni në një lidhje me “Skype”, ndonëse mbi 80 vite jetë, Stavri Lubonja, ish-atlet, i vetmi futbollist me nënshtetësi amerikane që ka luajtur në Shqipëri pas viteve ’50 me klube e në Kombëtare, i rikthehet me nostalgji karrierës, veçanërisht golit që e bëri të famshëm dhe i “bëri me zemër” të kuqtë në atë sfidë historike.

Partizani dinamo

Pa harruar “love story”-in spektakolar të kohës me Medin, një ndër balerinat bukuroshe të Ansamblit Popullor, që shtangu mjedisin e artit, të sportit që edhe sot kujtohet nga të gjithë. Lubonja kujton: “Loja ishte barazim 0-0 deri në minutën e 117-të, kur Resmja shënoi për Partizanin nga porta jugore. Gol që i favorizonte në fitimin e titullit. Topi në mesfushë, e luajmë ne, por ishim të hutuar dhe me pak shpresë për të ndryshuar rezultatin.

Ndërsa pritej vërshëllima e arbitrit B. Hamdiu, kujtoj se kur kam marrë topin, kam qenë në gjysmëfushën e Partizanit, rreth 30 m larg portës. I pambuluar dhe pa e menduar gjatë, godas shpejt në gjysmëlartësi. Topi mori forcë, përplaset pak te këmba e Dingut, devijon dhe në rrjetë në krahun e djathtë të Maliqatit, i papërgatitur. Resmes, që ndodhej pranë tribunës, i bie të fikët, humbet ndjenjat, shtrihet në fushë. Kemi vrapuar drejt tij.

Stavri Lubonja

Goli im u harrua për një çast, minuta tensioni. Ndërhynë mjekët dhe pas një situ ate ankthi, gjithçka u normalizua. Pastaj të gjithë në dhomat e zhveshjes. Pas tri ditëve u luajt ndeshja tjetër. Kanë kaluar 70 vite. Sa mirë që e kujtoni për të gjithë atë brez lojtarësh, por sigurisht fati ma solli të mbetem ende sot i kujtuar, jo vetëm për karrierën, por edhe falë atij goli apo jo?”, thotë Lubonja.

UVIL ZAJMI- PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

Partizani-Dinamo, kur derbi zgjaste 242 minuta dhe Pano u jepte titullin “demave”

60 vite nga derbi më i famshëm Partizani-Dinamo që zgjati 242 minuta, Mehdi Bushati: Humbëm, por goli i Panos na “justifikoi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"