Kur Beniada Nishani ishte një nga “eskortat” e shumta të Berluskonit/ Zbulohet e shkuara e tifozes shqiptare të Juventusit, ja çfarë thoshte katër vite më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 21:40

Kur Beniada Nishani ishte një nga “eskortat” e shumta të Berluskonit/ Zbulohet e shkuara e tifozes shqiptare të Juventusit, ja çfarë thoshte katër vite më parë

Ndoshta pak e dinë, por konkurrentja e “Big Brother VIP” Beniada Nishani, tifozja shqiptare e Juventusit, ka luajtur dikur në një film me regji të Paolo Sorrentinos, ku ishte një prej femrave të shumta të Silvio Berluskonit.

beniada berlk

Ndonëse në një rol episodik dhe jo shumë të njohur, Beniada do të merrte vëmendjen e mediave italiane, ku fill pas daljes së filmit “Loro” në vitin 2018, do të jepte një intervistë për bashkëpunimin me regjisorin e njohur dhe rolin e saj.

Filmi flet për grupin e biznesmenëve dhe politikanëve “Loro” (Ata), që jetojnë dhe veprojnë pranë manjatit dhe politikanit të medias Silvio Berluskoni.

beniada nishani nudo juventus

Sergio Morra është një biznesmen i ri nga Taranto, i cili menaxhon trafikimin në shkallë të vogël të eskortave të tij, të cilat i përdor për të korruptuar politikanë vendas.

Pikërisht rolin e njërës prej femrave të shumta të ish-kryeministrit të Italisë e luan Beniada, e cila është pjesë e trajlerit zyrtar.

Gjatë intervistës së dhënë 4 vite më parë Beniada Nishani pyetet se si lindi bashkëpunimi me regjisorin e njohur Sorrentino.

Ishte shumë rastësor pasi mora pjesë falë fjalëve të një miku, në një nga cast-et e shumta që u bënë nëpër Itali. Pak për argëtim, pak si sfidë personale, vendosa të marr pjesë. Pas disa provave me skenarë të ndryshëm, arrita të realizoj një nga ëndrrat e mia më të mëdha. Paolo Sorrentino ma dha disa këshilla se si të interpretoja sa më mirë rolin tim. Ai ishte trajneri im i vërtetë në set Në film luaj një nga femrat e Berlusconit. Një vajzë e re që dëshiron të hedhë hapat e saj në këtë botë dritash, ëndrrash dhe shpresash”, do të shprehej Nishani në vitin 2018.

Beniada

loro8

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"