“Kur Alegri humb një ndeshje, ‘divorcohemi’ për 48 orë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 15:17

“Kur Alegri humb një ndeshje, ‘divorcohemi’ për 48 orë”

Ambra Anxholini, aktorja dhe moderatorja e njohur italiane, ashtu sikurse e fejuara e Masimiliano Alegrit, tregon disa nga prapaskenat në lidhje me trajnerin e Juventusit, duke u ndalur te përjetimi i humbjes nga ana e livornezit 51-vjeçar.

alegri

“Cila është mënyra për ta ‘markuar’ kur humb një ndeshje? Unë i kuptoj situatat. Nuk shkoj kurrë në stadium, sepse jam bestytnike, por në të njëjtën kohë më ndihmon fakti që unë jetoj në Breshia, ndaj nuk e vuaj përjetimin e tij pas fundit të ndeshjes. Masimiliano, pasi largohet nga stadiumi, pas një humbjeje kuptohet, shkon në shtëpi fillimisht, më pas kalon kohë me miqtë, ndërsa unë pres deri në 48 orë edhe për ta telefonuar. Ai është një burrë shumë serioz në punën e tij, kthehet gjithmonë me skuadrën, ndjek me përpikmëri të gjitha rregullat. Dhe unë i rrespektoj gjithashtu rregullat e tij dhe ndërkohë e pres, sepse e di që do të kthehet te unë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"