Kuqezinjtë triumfojnë në Luksemburg, 3000 tifozë mbështetën Kombëtaren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2016 | 22:26

Kuqezinjtë triumfojnë në Luksemburg, 3000 tifozë mbështetën Kombëtaren

Shqipëria fitoi mbrëmjen e së martës ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut me rezultatin 2-0. Golat e shënuar nga Sadiku dhe Cikalleshi riktheyn djemtë e De Biazit të fitorja. Një mbështetje e madhe lojtarët patën edhe nga tifozët në stadiumin “Josy Barthel”.

tifozet_luksLajmin e konfirmon vetë Federata Shqiptare e Futbollit, e cila thotë se në stadium kanë qenë të pranishëm mbi 3000 tifozëe kuqezinj, ‘të cilët kanë bërë që skuadra përfaqësuese e Shqipërisë të ndihej si në shtëpinë e saj e jo ne transfertë. Tifozët kanë shpalosur banderola dhe flamujt kuqezi në tribuna, ndërkohë që nuk kanë reshtur për asnjë minute së brohorituri në mbështetje të kombëtares. Atmosfera e krijuar gjatë ndeshjes ka qenë më të vertetë e shkëlqyer’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"