Kuqezinjtë në stërvitjen e parë, si po përgatiten në Austri (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2016 | 22:27

Kuqezinjtë në stërvitjen e parë, si po përgatiten në Austri (FOTO)

Pas dështimit të seancës stërvitore një ditë më parë për shkak të mungesës së bazës materiale, kuqezinjtë kanë kryer pasditen e kësaj të marte stërvitjen e parë në Austri.

Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. 24 Maj 2016

Futbollistët e Kombëtares janë grumbulluar nga De Biazi në “Bad Wasterterdorf” të Austrisë, në kuadër të miqësores me Katarin.

Në një njoftim të shkurtër, FSHF deklaron se skuadra e Kombëtares përfundoi stërvitjen e parë prej rreth 100 minutash në fushë dhe më pas, futbollistët kryen ushtrime fitnesi.

“Vazhdojnë me intensitet të lartë përgatitjet e skuadrës kombëtare, ne Bad Wasterterdorf. Në orën 17.30 nisi seanca e dytë stërvitore. Te pranishëm ne dispozicion të trajnerit De Biazi ishin të gjithë futbollistët dhe stafi. Seanca zgjati për rreth 100 minuta.

13220997_10154050248147110_5624913939419680010_nNë pjesën e parë të saj nën drejtimin e përgatitësit atletik u aplikuan ushtrime fizike, sprinte,. Më pas skuadra qëndroi në tendën e pajisur me pajisje të ndryshme finesi, për të kryer një tjetër seri ushtrime.

Pjesa e fundit e stërvitjes i takonte taktikes, ku u aplikuan harkime në zonë dhe skema të tjera taktike. Nesër përsëri do të vazhdojë regjimi me dy stërvitje ne ditë”,-deklaron FSHF.

13260027_10154050248387110_9040226528865696059_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"