Kuqezinjtë në “ajër”, vera i gjen legjionarët me sytë nga merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 18:36

Kuqezinjtë në “ajër”, vera i gjen legjionarët me sytë nga merkato

Fundi i sezonit ka gjetur një sërë legjionarësh të pasistemuar për sezonin e ardhshëm. Ergys Kaçe është në pronësi të PAOK, por duket qartë që do të kërkojë një skuadër tjetër. Panathinaikos është opsioni i vetëm për momentin. Mërgim Mavraj, pas ndëshkimit nga Hamburg dhe rënia e skuadrës nga kategoria, tregon se do të vihet në kërkim të një destinacioni. Fenerbahçe është destinacioni më i mundshëm. Arlind Ajeti, pasi nuk u ble nga Krotone, duhet të gjejë ekip, pasi nuk është në planet e Torinos që zotëron kartonin.

kombetarja stervitje

Astrit Hajdareviç, në pronësi të AEK, do të duhet të gjejë një skuadër që i ofron mundësi aktivizimi. Aventura në Spanjë duket se nuk ka qenë e suksesshme për Rei Manajn dhe Armando Sadikun. I pari është në pronësi të Interit dhe zikaltrit janë të interesuar ta shesin gjatë merkatos. Për sulmuesin elbasanas, Levante është në pritje të ofertave, pasi nuk e ka në plane. Asdren Llullaku dhe Naser Aliji, pasi Entela ra nga kategoria, do të vihen në kërkim të një skuadre për të mos luajtur në Serinë C.

Migjen Bashës nuk i është ofruar rinovimi nga Bari dhe pritet që të ndryshojë ambient. Ledian Memushaj, i cili është nën kontratë me Beneventon, pritet gjithashtu të transferohet në një skuadër tjetër. Berat Gjimshiti, kartonin e të cilit e ka Atalanta, pritet që të rikthehet në skuadrën bergamaske. Keidi Bare pritet që gjithashtu të ndryshojë ambient, pasi forma e tij bën që të tentojë një ligë më të lartë sesa ajo që i ofron Atletiko B. Rënia e Osmanlisporit në Kategorinë e Dytë e bën edhe Cikalleshin që të jetë në kërkim të një skuadre. Edhe Ivan Balliu i Metz, pas rënies nga kategoria, mund të ndryshojë ekip

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"