Kuqezinjtë mundin Malin e Zi, Bushi e nis mbarë si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2015 | 20:00

Kuqezinjtë mundin Malin e Zi, Bushi e nis mbarë si trajner

u-16U luajtën dje ndeshjet e para të turneut “UEFA Development Tournament 2015”, i organizuar nga UEFA dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Në këtë turne ndërkombëtar, i cili do të zgjasë deri më datë 5 maj, marrin pjesë ekipet U-16 të Shqipërisë, Malit të Zi, Armenisë dhe Qipros. Në dy takimet e luajtura dje, fituese dolën skuadrat e Shqipërisë dhe e Qipros. Kuqezinjtë, nën drejtimin e Alban Bushit, mposhtën 3-1 Malin e Zi, ndërsa qipriotët triumfuan 2-1 përballë Armenisë.

Shqipëria

Në përballjen e djeshme ndaj malazezëve, përfaqësuesja shqiptare bëri paraqitje dinjitoze, duke dominuar lojën dhe e fituar takimin. Fillimi i ndeshjes është i qetë dhe pa iniciativa të rrezikshme nga të dy ekipet. Më pas janë malazezët që fillojnë e fitojnë terren drejt gjysmëfushës së skuadrës shqiptare. Malazezët kërcënojnë të parët me Prenkoceviç, gjuajtja e të cilit devijohet vetëm në momentin e fundit nga portieri Qirko. Pas vështirësive të fillimit, Shqipëria “zgjohet” dhe fillon që të sulmojë më shumë drejt portës së skuadrës kundërshtare.

Minuta e 25-të sjell edhe golin e parë. Këndezi merr një top të bukur nga mesfusha dhe me zgjuarsi, godet diagonalisht duke mposhtur portierin Miloviç. Pas golit, loja e kuqezinjve ka tjetër ritëm dhe 6 minuta më vonë vjen edhe goli i dytë. Është sërish Këndezi, një ndër më të mirët në fushë, i cili tregohet i vëmendshëm në zonë dhe me lehtësi shënon golin e dytë për Shqipërinë.

Pjesa e parë do të mbyllej me një rast ideal për lojtarët e Malit të Zi, kur Krstoviç, i gjendur vetëm për vetëm me portierin Qirko, nuk arrin të shënojë. Në të dytën janë sërish kuqezinjtë, që e nisin në sulm, por edhe malazezët nuk pajtohen me rezultatin. Pas disa minutave të qeta, Balla depërton mirë drejt zonës kundërshtare. Pasi driblon edhe portierin kundërshtar, shënon golin e tretë për Shqipërinë.

Mali i Zi reagon 5 minuta më vonë, duke shënuar golin që ngushton rezultatin në 3-1 me anë të Krstoviç. Megjithatë, ky gol nuk sjell asnjë shqetësim për të besuarit e Bushit, të cilët kontrollojnë gjithçka deri në fund.

SHQIPËRI- MALI I ZI 3-1
GOLAT: Këndezi 25′, 31′, Balla 61’/Krstoviç 68′
SHQIPËRIA: Qirko, Konci, Bushaj,Bella, Kastarti, Cikani, Këndezi,Brahimlika(Llanaj 45′), Zenuni(Luniku58′), Kondili(Dragozhi 58′),Haruni(Balla 49′).
Trajner: Alban Bushi
MALI I ZI: Miloviç, Rasoçiç(Zeceviç41′), Prenkoceviç(Petroviç 51′),Koliç(Besoviç 41′), Kumburoviç,Jablan(Drimiçiç 68′),Terziç(Cabarkapa 49′),Marusiç(Javankoviç 49′), Krstoviç,Damjanoviç(Beciroviç 68′), Lekoviç.
Trajner: Radovan Milicovic
GJYQTARË: Xh. Mema, B. Grepi,M. Sadiku(Shqipëri)
KARTONË TË VERDHË:
Këndezi/Javankoviç

Përgatiti: Roland Gjini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"