Kuqezinjtë luajnë me dy formacione, Flamurtari barazon në miqësore me Turbinën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2022 | 13:47

Kuqezinjtë luajnë me dy formacione, Flamurtari barazon në miqësore me Turbinën

Flamurtari nuk shkon më larg se barazimi në miqësoren e parë për këtë fazë përgatitore. Kundërshtar kishin Turbinën dhe takimi u luajt në stadiumin “Flamurtari”.

flamurtari-turbina

Kuqezinjtë erdhën në këtë ndeshje me ndryshime në formacion pas afrimeve të reja dhe luajtën me skemën 4-3-3. Në portë vlonjatët kishin “veteranin” Moçka. Mbrojtja ishte thuajse e riformatuar me Nezirin, Bicajn, Emanuelin dhe Silue. Mesfusha nuk kishte risi me Ramadanin, Pjeshkën dhe Olivierën, ndërsa në sulm luajtën afrikani Zan Bi, kapiteni Ribaj dhe vlonjati Diamanti.

321

Edhe Turbina e Adriatik Faslliut kishte ndryshuar me afrimet e reja. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, por nuk do të kishte ndonjë kërcënim serioz për Moçkën e Brand dhe as gola. Ata do të vinin pas pushimit.

Flamurtari luan më mirë duke kërkuar të zhbllokojë shifrat. Është Pjeshka që me një gjuajtje brenda zonës nuk e ka të vështirë të shënojë. Por avantazhi i vendësve “ndez” miqtë. Ata barazojnë me Dezxhiun. Disa minuta më vonë, Metani me kokë do të kalonte sërish në avantazh vlonjatët. Por kjo nuk do të zgjaste shumë, pasi Brako do të vuloste në barazim fatin e ndeshjes. Plotë 10 zëvendësime do të bënte Dritan Resuli, pasi u dha mundësinë lojtarëve të stolit.

sokol neziri

denis pjeshka

flamurtari

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"