Kuqezinjtë kthehen në Milanelo, Gatuzo mendon formacionin anti-Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2018 | 19:37

Kuqezinjtë kthehen në Milanelo, Gatuzo mendon formacionin anti-Napoli

Pas fundjavës pushim për shkak të shtyrjes së ndeshje me Xhenoan, kuqezinjtë janë rikthyer dje në stërvitje, nën vëzhgimin tashmë të zakonshëm që Paolo Maldinit. Në dispozicion të trajnerit skuadra ka qenë thuajse e plotë, teksa mungesat e vetme ishin ato të Andre Kontit dhe Ivan Striniçit. Me Hakan Çalhanoglunë e pezulluar, problemi i parë i Xhenaro Gatuzos është se kush do të jetë zëvendësuesi i turkut. Xhakamo Bonaventura duket si emri më i mundshëm për ta nisur sfidën ndaj Napolit si titullar.

milani milanelo

Një tjetër hipotezë mund të jetë debutimit i Samu Kastijehos në të djathtë të sulmit, me Boanventurën që do të ruante kështu vendin e tij në krahun e majtë të treshes së mesit të fushës. Nëse Gatuzo zgjedh 29-vjeçarin italian për sulmin, në mesfushë do të debutojë Bakajoko ndërsa për të parë Laksaltin në veprim, duket se sfida e Napolit nuk është ajo e duhura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"